21:35 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Përfundon pjesa e parë, Sllovenia në epërsi

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Kosovës dhe Sllovenisë që po zhvillohet në Fadil Vokrri në Prishtinë.

Sllovenët janë në epërsi me rezultat minimal.

Golin e vetëm deri më tani e shënoi Vuckic në minutën e 22-të të ndeshjes.

Kosova pati disa raste shumë të mira në fund të pjesës së parë me Paqaradën dhe Zenelin protagonist. /IndeksOnline/