13:10 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Përfundon seanca, s’ka kuorum

Ka përfunduar pa ndonjë vendimmarrje seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Teksa u lexuan pikat e mbetura nga seancat e kaluara, kryesuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, tha se në mungesë të kuorumit nuk mundet të vazhdojnë seancat, meqë askish nga kabineti qeveritarë si dhe  mungesat e shumta të deputetëve, nuk lejuan vazhdimin normal të seancës.

Ajo bëri të ditur se për seancën e re do të njoftohen nga kryesia.

Në anën tjetër mungesa e deputetëve tashmë është shndërruar në një pamje të zakonshme në Kuvendin e Kosovës./IndeksOnline