21:55 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi i Interit me Manchester United për Lukakun

Takimi mes Interit dhe Manchester United rreth Romelu Lukaku ka përfunduar .

Nerazzurët kanë filluar kontakte me Djajtë e Kuq për të deklaruar zyrtarisht interesin e tyre ndaj sulmuesit belg, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj, ky takim ishte planifikuar për të diskutuar detajet e marrëveshjes së mundshme, tarifat e përfshira dhe metodat e pagesës.

United ka kërkuar 85 milionë euro për lojtarin e tyre.

Të dyja palët do të vazhdojnë të negociojnë në ditët në vazhdim, pavarësisht se skuadra Angleze nuk do që të lëvizë nga kërkesa e tyre prej 85 milionë euro./Indeksonline/.