13:47 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përfundon takimi i LDK-së, flet Vjosa Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur takimin e Kryesisë për të përzgjedhur mandatarin e ri për kryeministër.

Vjosa Osmani nuk ka treguar nëse do të jetë kandidate për kryeministre.

Ajo tha se kjo do të bëhet e ditur përmes një konference që do ta mbajë LDK-ja.

Burime të Indeksonline, brenda këtij takimi, thonë se Isa Mustafa ka shprehur qëndrimin e tij që mos të kandidoj për kryeministër.

Ndërsa, Arban Abrashi është zgjedhur Sekretar Organizativ i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës.