10:25 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përfundon takimi mes Thaçit dhe Mogherinit

Takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe ndërmjetësuese për dialog, Federica Mogherini ka përfunduar.

Thaçi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar që sapo kanë përfunduar takimin me Mogherinin, duke theksuar se Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, transmeton Indeksonline.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB. Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Indeksonline/