11:14 / E Martë, 06 Qershor 2023 / LB

Përfundon takimi në presidence, s’ka deklarime për media

Ka përfunduar takimi i presidentes Osmani me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe emisiarin Evropian, Miroslav Lajçak.

Deri tash asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për medie.

Mënjëher pas këtij takimi është paralajmëruar takimi i emisarëve me krerët e partive opozitare parlamentare: Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Mbrëmë, Escobar e Lajçak kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për situatën e krijuar në komunat veriore të vendit./IndeksOnline/