20:21 / E Premte, 15 Shtator 2023 / Gj. Sh

Përfundon zgjërimi i rrugës “Ukshin Hoti”, Rama: E liruam hapësirën publike!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sapo ka përfundur zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti”.

Rama, ka shtuar se me ritme të shpejta janë duke u rregulluar edhe trotuaret ndërsa nuk do të mungojnë edhe pjesët me gjelbërim.

Postimi i plotë:

Lajm shumë i mirë.

Zgjerimi i rrugës “Ukshin Hoti” në katër korsi tashmë ka përfunduar.

Me ritme të shpejta janë duke u regulluar edhe trotuaret e po ashtu po shtohet gjelbërimi në këtë rrugë.

E liruam hapësirën publike dhe tani jemi duke e transformuar këtë zonë, ashtu siç kemi premtuar. /IndeksOnline/