23:52 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përgatituni për vikend të nxehtë

Mbi Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe me reshje të shumta të shiut, ashtu siç ka qenë në ditët e fundit.

Prishtina Weather parashikon që edhe të enjten do të kemi mot me shtrëngata dhe reshje shiu.

Me 2 gusht – Mot kryesisht me vranësira dhe shtrëngata me shi. Reshjet e shiu do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
Me 3 gusht – Mot kryesisht me vranësira. Herët në mëngjes me reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
Me 4 e 5 gusht – Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 27C deri në 28C.
Do të fryjë erë mesatare nga krahu verior 3-7m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, me tendencë rritjeje.