20:48 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Përgatituni, temperatura në minus edhe gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius.

“Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHKM-së.