75 Mall Live Search
09:35 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përgjigjja brilliante e Steven Gerrard kur u pyetë nëse Rangers mund ta fitojë titullin e kampionit

Steven Gerrard ka pasur një përgjigje brilliante kur u pyetë nëse Rangers do të mund ta mposhte rivalin dominant, Celtic për titullin e kampionatit skocez.

Gerrard do ta fillojë sezonin e ri si trajner i Rangers dhe e gjithë vëmendja do të jetë në anën e tij. Madje edhe tifozët e Liverpoolit, shkruan IndeksOnline.

Dhe ish-reprezentuesi i Anglisë është ende i njejti. Kështu duket. Kur ai u pyetë nëse me klubin e tij mund ta fitojë titullin e kampionatit, Gerrard tha:

”Është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, sezoni është i gjatë dhe ky është vetëm fillimi”, tha ai për The Telegraph.

Steven Gerrard

”Kemi bërë shumë ndryshme për një arsye – ne ndjemë se skuadra kishte nevojë për përforcime që të sfidonte në sezonin e ardhshëm”.

”Nuk duam ta vendosim asnjë objektiv ose të shtojmë presion te ne edhe pse tashmë kemi presion. I kam thënë lojtarëve që duhet të fokusohemi ndeshje pas ndeshje”./IndeksOnline/