Perisic e pranon se ishte pranë kalimit te Manchester United
Sulmuesi i Interit ka zbuluar se ku do të dëshironte ta vazhdonte karrierën e tij.
Ivan Perisiç në një intervistë për mediat angleze foli për refuzimin që i bëri Manchester Unitedit në verën e 2017-ës dhe për të qëndruar e kishte bindur trajneri Luciano Spalletti.
Ai më pas tregoi edhe dëshirën e tij që një ditë të luajë në Premier Ligë.
“Refuzova Manchester Unitedin për të mbetur te Interi dhe mund të them me bindje se Luciano Spalletti ishte arsyeja kryesore që qëndrova pjesë e zikaltërve”, tha Perisiç. “Largimi në një tjetër kampionat? Shpresoj që tifozët e Interit të kuptojnë këndvështrimin tim”, theksoi ai.
Për Perisiç vazhdon të interesohet të interesohet Jose Mourinho, por Interi nuk dëshiron ta shesë futbollistin për më pak se 50 milionë euro.