08:39 / E Enjte, 08 Prill 2021 / AR

Përkeqësohet gjendja e Navalnyt, fillon të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar

Shëndeti i Alexei Navalny po përkeqësohet dhe tani ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, thotë avokati i tij, transmeton Indeksonline.

Javën e kaluar, Navalny filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.

Shtëpia e Bardhë tha se raportet për shëndetin e tij ishin shqetësuese.

Kobzev, i cili e vizitoi Navalnyn të mërkurën, tha në Twitter se ai ndjen dhimbje gjatë ecjes, shkruan BBC.

Është shumë shqetësuese që sëmundja po përparon qartë sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbët, pëllëmbët dhe kyçet e dorës“, tha ai.

Në fillim të kësaj jave, Navalny u zhvendos në një pavion në qytetin Pokrov pasi kishte probleme me frymëmarrjen. 

Ai ishte ankuar për një kollë dhe temperaturë të vazhdueshme./Indeksonline/