Përkeqësohet situata e Mahrezit! (Foto)
Riyad Mahrez, futbollisti i Leicester Cityt ende nuk është rikthyer në stërvitje te klubi i tij.
Lojtari nga Algjeria, i ka thënë trajnerit Claude Puel se nuk dëshiron të luaj kundër Manchester Cityt, transmeton IndeksOnline.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet trajneri i “The Foex” përmes konferencës për shtyp.
“Mahrez nuk do të luaj kundër Manchester Cityt. Ende është në një situatë të paqartë”, ka thënë Puel.
Mahrez është i pakënaqur me skuadrën e tij angleze për shkak se nuk e lejuan transferimin në ndonjë skuadër gjatë mini-afatit të janarit. Ai nuk ka luajtur me Leicesterin që nga 20 janari.
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Leicesterit do të zhvillohet më 10 shkurt (e shtune) nga ora 18 e 30./IndeksOnline/