10:14 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Përkujtim për Profesor Arkitekt Mehdi Rraci

Shkruan, prof. Ilir Gjinolli

Në kafenenë e tij të preferuar në Bregun e Diellit, kishim biseduar për intervistën dhe storien e tij mbi Fakultetin e Arkitekturës si njëri nga aktorët kryesorë në themelimin e tij në vitin 1978. Shkolla Kosovare e Arkitekturës në Librin ‘Modernizmi Kosovar-Një Abetare e Arkitekturës’, nuk mund të kishte ngjyrimin e duhur pa tregimin uniktë profesorit Mehdi Rraci.  U morrëm vesh që intervisten ta bënim më 24 Nëntor 2015. Më priti së bashku me zonjën Nagihane në shtëpinë tij në Çagllavicë aty ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij. Më thonte se këtu është më qetë se në qytet. Bisedën e atij fund Nëntori me profesorin, të regjistruar në telefon, do ta ruaj gjithëmonësi testament professional të një njeriu arkitekt dhe patriot,  i përkushtuar thellë për përparimin e arsimit universitar në Kosovë.

Mehdi Rraci u lind ne vitin 1942 ne Gjakove. Kishte mbaruar klasen e I dhe II normale në Gjakove, por meqë e dinte se vetëm nëse e kryen gjimnazin mund të vazhdonte studimet, i nënshtrohet 6 provimeve plotësuese për të kaluar në gjimnaz.Mbas matures kishte punuar si arsimtar ne Gjakove. Ne vitin 1961 /1962 regjistrohet në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup ku mbaron studimet ne vitin 1967.

Gjatë studimeve dhe më vonë në punën profesionale, arkitektura tradicionale te Gjakoves kishte pasur ndikim të madh në formimin e tij si arkitekt.

Siabsolvent, së bashku me kolegun Rafet Kocbashliun, kishin bashkëpunuar me profesorin Zhika Popovskinë projektin fitues tëkonkursit arkitektonik-urbanistik për qendren tregëtare të Shkupit.

Mbas studimeve ishte punësuar ne Kuvendin e Komunës ne Gjakovë si kryeshef i Urbanizmit ku një kohë punoi së bashku me Profesor Skender Hasimen i cili  së shpejti largohet nga Gjakova për të punuarsi mësimdhënës në Fakultetin Teknik të Prishtinës, kështu që Mehdiu kishte ngelë i vetëm në Urbanizëm deri në vitin 1970 si i rregulltë, por si bashkëpunëtor, kishte punuar gjatë viteve 70-80. Ka qenë pjesëmarrës në hartimin e disa planeve urbanistike në Gjakovë si Blloku i Ri, e plane të pjesëve të lagjeve  të tjera të cilat ishin hartuar në drejtorinë e Urbanzimit.

Në këtëperiudhë, si eksperiencë shumë të rëndësishme e konsideronte pjesëmarrjen në organizmin e Konkursit urbanistik për zgjidhejn e qendrës së re në Gjakovë 1972-1973, të cilëne kishte fituar Instituti i Arkitekturës dhe Urbanizmit nga Sarajeva.

Pas shërbimit ushtarak, në vitin 1970, ishte pranuar si asistent nëlëndën Godinari në seksioni i Ndërtimtarisë nëFakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës.

Megjithëse në vitin 1972 ishte pranuar si asistent në lëndën Bazat e Projektimit në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup te profesori Ljube Najdanov, mbas këshillës së prindërve, kishte hequr dorë, dhe kishte vendosur të mbetet në Kosovë.

Që në vitin 1976 kishin nisur idenë për themelimin e studimeve të arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Pëprjekjet ishin kurorëzuar në vitin 1978. Paraprakisht ishte  emërohet Kryetar i Këshillit nismëtar për themelimin e Seksionit të Arkitekturës në kuadër të Fakultetit Teknik. Me hapjen e Seksionit të Arkitekturës në Fakultetin Teknik, Mejdi Rraci zgjedhet ligjërues i Konstruksioneve Arkitektonike 1 dhe 2.

“… ‘Themelimi i Seksionit të Arkitekturës e ka zanafillën nga vitin 1976, kur Profesor Nexhat Orana, atëherë Dekan i Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës, me propozimin tim, kishte marrë vendim që të nisë procesin e themelimit tëstudimeve të arkitekturës. Për këtë punë kishim qenë të angazhuar une dhe kolegët Bashkim Fehmiu, Skender Hasimja, Suade Mekuli dhe Momir Vuçiq. E kishim hartuar propozimin për Kuvendin e Kosovës të cilin në maj të vitit 1978 ia kishim dërguar Xhavit Nimanit, atëherë Kryetar i Kryesisë së Kosovës, i cili pas shpjegimeve tona, më 17 Tetor 1978, kërkoi nga Komisioni për Arsim ta përgatisë vendimin për Kuvend, kurse Kuvendi e ka aprovuar më 25 tetor të po të njëjtit vit. Oponenca nga serbët ka qenë e madhe sa ajo ka përfshirë edhe Fakultetin e Arkitekturës në Beograd, pasi që Arkitektura dhe Urbanzimi janë konsideruar profesione me karakter shtet-formues dhe sipas tyre vetëm republikat kanë pasur të drejtë të kenë fakultet të Arkitekturës. Psh. Dushko Ristic, atëherë Kryetar i Kuvendit, nuk kishte dashur ta nënshkruajë vendimin e Kuvendit për themelimin e Seksionit të Arkitekturës.

Universiteti më herët në Shtator e kishte shpallur konkursin dhe 150 studentë ishin pranuar që më heret në dy gjuhët e studimit: Shqip dhe Serbokroatisht.

Vitin e parëishim ballafaquar me vështirësitë të mëdha në angazhimin e profesorëve vizitorë nga Universitetet e ish RSFJ. Universiteti i Beogradit nuk kishte pranuar të sigurojë kuadrin për fillimin e mësimit në semestrin e parë në vitin 1978. Vetëm një mësimdhënës kishte ardhur të punojë, bile pa lejenga fakulteti amë.

Me përpjekje të mëdha në vitin 1979 kishimarrijtur tënegociojmë angazhimin e FakultetittëUrbanizmit dhe Arkitekturës nga Universiteti i Sarajevës dhe Universiteti i Shkupit. Angazhimi i mësimdhënsve nga Sarajeva është komentuar nga profesorët serbë të UP si qëllim i sjelljes e profesorëve musliman nga Sarajeva, por mbas nënshkrimit të kontratës ka rezultuar se shumica e stafit të involvuar nga Fakulteti i Sarajevës kanë qenë profesorë serbë, të cilët në fakt kanë pasur reputacion të lartë në ish Jugosllavi sic është psh Zhivorad Jankovic…”

Mehdi Rraci ka qenë ligjërues i Konstruksioneve që nga hapja e seksionit të Arkitekturësnë vitin 1978 e deri në pensionimin e tij, në vitin 2007. Së bashku me profesoreshën Suade Mekuli, duke i ndërru herë pas herë rolet udhëheëse në seksionin e Arkitekturës, në dhjetë vitet e para kishin arrijtur të krijojnë bërthamën e mësimdhënësve të parë shqiptarë të cilët më vonë do të avansoheshin në ligjërues dhe më vonënëprofesorë. Si mësimdhënës të Konstruksioneve Arkitektonike, me eksperiencën e tyre,profesor Rraci dhe profesoresha Mekuli së bashku me kolegët e tyre më të rinj të involvuar në procesin mësimor direkt nga praktika e ndërtimeve kapitale të Krahinës së Kosovës në vitet 70 dhe 80, kishinmundësuar qëajo experience të bartet tek studentët e gjeneratave të para.

E kishte përjetuar rëndë bashkimin e seksionit të Arkitekturës meNdërtimtarinë në vitin 1988 dhegjatë tërë kohës ka qenë kritik i këtij ‘surrgati’ i cili e kishte frenuar përparimin e studimeve të arkitekturës. Ka qenëpërkrhës i madh për shkollimn dhe avansimin e kaudrit mësimor të fakultetit dhe vazhdimist nxitës për themelimin e fakultetit të Arkitekturës. Gajtë intervistës më kishte thënë:“… E pata takuar Florinën në parkingun e fakultetit dhe kur më tregoi se ka dokrotuar, e përqafova fort sikur që e përqafoj Norën…”Pastaj u ndal pak. “…Kam frikë se do të shkoj pa e përjetu themelimin e Fakultetit të Arkitekturës, sepse gjatë tërë jetës e kam pasur ideal…”. Mirëpo, për fat të mirë, historia ndodhi! NëDhjetor tëvitit2018 Fakultetii Ndërtimatarisë dhe Arkitekturës i ndau mirënjohjenpër vepër jetësore me rastin e 40 vjetorit të Studimeve të Arkitekturës, ndërkaq më 1 Tetor të vitit 2019, megjithëse i lodhur nga sëmundja, morri pjesë në Mbledhjen themeluese të Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Themelimin e fakultetit e përjetoi me plot emocion dhe lot në sy sepse qëllimi që nga dita e parë në Universitet iu plotësua.

‘…Në Korridorin e nënkulmit, ishim mledhur dhe prisnim rezultatine provimit në Kosntruksione Arkitektonike 1. Ishte afati i parë i Shtatorit, viti shkollor 1981/82. Profesori doli nga Kobineti i tij me një tufë indeksa në dorë. Ishte orë e vonë mbas dite, gati mbramje. I lodhur, me siguri nga puna dhe obligimet në organizmin e mësimit para fillimit të vitit të ri shkollor, filloi t’i shpërndante indeksat duke e thirrë emrin dhe komunikuar rezultatinsecilit. Mua ma thirri emrin të fundit.Dhjetë e ke, ma dorëzoi indeksindhe më uroi sukses duke ma shtërnguar dorën…’

Me 24 nëntor 2015, ma rikujtoi këtë ngjarje dhe me tha se ende e ruan atë provim. Ndjeva njëkrenari dhe një kënaqësi që kam pasur fatin të mësoj e mëvonë të bashkëpunoj me një profesor si Mehdi Rraci.

Pusho në paqe Profesor Mehdi. Ju pastë dritë shpirti deri në amshim!