10:16 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Përkundër protestës së Postës, Telekomi i Kosovës nuk i ndalë shërbimet  

 

Telekomi i Kosovës njofton të gjithë konsumatorët e saj se përkundër grevës së Sindikatës së Postës së Kosovës, të gjitha pikat e shitjes në gjithë territorin e Kosovës, edhe përkundër vështirësive është duke ofruar shitje dhe shërbime.

Telekomi i Kosovës poashtu kërkon mirëkuptim nga konsumatorët për gjendjen e krijuar dhe në të njëjtën kohë bën me dije se pikat e shitjes do të punojnë pandërprerë, në mënyrë që të ketë qasje dhe mundësi për të gjithë konsumatorët për të kryer shërbimet e nevojshme.

Telekomi i Kosovoës sqaron edhe një herë opinionin publik dhe të gjithë konsumatorët e saj se vazhdon punën si gjithnjë dhe konfuzioni i krijuar se sot nuk ofron shërbime, është i pasaktë, për arsye se çdo pikë e shitjes në tërë Kosovën është e hapur dhe në dispozicion të çdo qytetari./Indeksonline/