15:06 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Përleshen dy familje në Klinë, dëgjohen edhe të shtëna me armë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar afër stacionit policor në Komunën e Klinës.

Sipas dëshmitarëve fatmirësisht nga ky incident nuk  ka të lënduar.

Ata për Indeksonline kanë thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku dy familje janë përleshur mes vete dhe më pas janë gjuajtur edhe me armë zjarri.

Indeksonline ka tentuar të marr informacione nga zyra për media në polici, mirëpo ata kanë bërë të ditue se ende nuk kanë informacion./Indeksonline/