21:39 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019

Përleshen Edmond Azemi dhe Dardan Berisha, klubi merr vendimin e rëndë

Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Rahovecit ndodhi një ngjarje e pahijshme.

Dy lojtarët e Prishtinës, kapiteni Edmond Azemi dhe Dardan Berisha u përleshen fizikisht, ndërsa klubi ka marrë vendimin e rëndë për të dy.

Në një postim në llogarinë e tyre në Facebook, klubi njofton se ka suspenduar të dy basketbollistët.

Ja postimi i plotë i tyre:

Njoftim!

Pas gjesteve dhe veprimeve të pahijshme dhe të pa tolerueshme të Kapitenit dhe zv.kapitenit Edmond Azemi dhe Dardan Berisha pas kacafytjeve ndërmjet tyre, klubi ka vendosur që ti suspendojë nga ekipi që të dy.

Imazhin e klubit Prishtina nuk guxon dhe nuk mund ta dëmtojë asnjë individ pavarësisht kontributit të tyre në klub!