19:54 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / MSH

Përleshja e tifozëve në shesh, Policia thotë se ka të arrestuar

Indeksonline ka raportuar se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje mes tifozëve të Ballkanit dhe Sllavia Prahas.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovoci, ka deklaruar për Indeksonline se janë arrestuar tre persona.

“Nën dyshimet për përfshirje në përleshje, policia ka shoqëruar në stacionin policor tre persona të dyshuar. një nga ta shtetas i huaj” deklaroi Borovci për Indeksonline.

Ndërkohë, ndeshja Ballkani-Sllavia Praha do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 21:00./Indeksonline/