14:11 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përleshja e 3 vajzave, për një djalë përmbyt ndërtesën 9- katëshe

Një përleshje midis 3 vajzave për një djalë, në një konvikt studentësh jashtë kampusit të qytetit në Atlanta, bëri që një tub të shpërthente dhe ndërtesa 9-katëshe të përmbytej.

Dëshmitarët okularë regjistruan një video me celular të momentit të përleshjes së vajzae me njëra-tjetrën.

Ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në një kompleks banimi, ku jetojnë studentët e Universitetit Shtetëror të Georgias.

Sipas policisë, 19-vjeçarja Tamia Robinson u përlesh me dy vajza të tjera në katin e nëntë të kompleksit.

Gjatë përleshjeve që pasuan një tub uji shpërtheu, duke përmbytur të gjithë ndërtesën.

Sipas dëshmitarëve sherri filloi për një djalë.

Përmbytja shkaktoi evakuimin e banorëve nga ndërtesa, duke i detyruar të rrinin jashtë në temperatura të ftohta.

Robinson u arrestua me akuzën e dëmtimit të pronës dhe sjellje të çrregullt.

Gjithashtu, edhe vajza tjetër, 18-vjeçarja Tashiane Richardson që u përfshi në sherr u akuzua për sjellje të çrregullt.