09:19 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Përleshje masive midis tifozëve të Manchester City-t dhe Tottenham-it

Tifozët e Manchester City-t dhe ata të Tottenhamit kanë qenë pjesë e një përleshje masive pas ndeshjës që u zhvillua në vikend.

Pamje nga kjo përleshje janë publikuar online dhe aty shihen disa policë duke tentuar ta ndalojnë një përleshje të madhe mes dy palëve të tifozëve, jashtë stadiumit “Etihad”.

Ky derbi përfundoi me rezultat 2:2, me gola e shënuar nga Sterling dhe Aguero për Cityn, ndërsa për Tottenham shënuan Lamela dhe Lucas Moura. /IndeksOnline/