08:11 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Përleshje e dhunshme me armë zjarri në Meksikë, 11 të vdekur

Një përplasje e dhunshme mes një grupi personash që dyshohet se merren me aktivitete kriminale, ka lënë të vdekur të paktën 11 persona në qytetin Texcaltitlan që ndodhet në pjesën qendrore të Meksikës.

Tetë nga viktimat, dyshohej se ishin të lidhur me aktivitete kriminale, tha në një deklaratë ministria e Sigurisë, duke shtuar se tre prej viktimave ishin anëtarë të komunitetit, raportojnë mediat e huaja.

Një video e shpërndarë në rrjete sociale nga një media meksikane, tregonte përplasjet me armë mes disa personave, duke bërë që shumë njerëz të largoheshin me vrap nga vendngjarja për t’i shpëtuar plumbave.

Policia e Shtetit tha se po punonte me Gardën Kombëtare dhe autoritetet e tjera për të dhënë më shumë detaje mbi incidentin./abcnews.al