08:50 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përleshje fizike e armë zjarri, arrestohen tetë persona në Pejë

Tetë të dyshuar meshkuj janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Pejë.

Ata janë arrestuar pasi që të njëjti janë përleshur fizikisht mes vetë me ç’rast kanë përdorur edhe armë zjarri, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për te lënduar ndërsa, gjatë kontrollit tek disa të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një arme zjarri-pistolete me një karikator me 12 fishek , një brisk , një gëzhojë dhe 35 fishek te kalibrit 9x19mm.

Me urdhër te prokurorit tre te dyshuar dërgohen ne mbajtje ndërsa te tjerët lirohen ne procedure te rregullt./Indeksonline/