Përleshje masive në Durrës pasi u vonua trageti, pasagjerët sulmojnë rojet e sigurisë
Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit.
Disa pasagjerë kanë dhunuar rojet e sigurisë, si shkak i vonesës së traget. Pasagjerët kishin prerë biletën për të udhëtuar me tragetin “Grandi Navi Veloci”, i cili udhëtonte drejt Italisë në orën 12:00, por atyre iu desh të prinsin deri në orën 18:00.
Temperaturat e larta dhe fakti që askush nga kompania nuk jepte një përgjigje se përse e gjithë kjo vonesë, ose se kur do të niseshin, bëri që pasagjerë të rebeloheshin.
Ka qenë një pasagjer italian i cili ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale.
Qytetari italian shkruan:
Kjo është siguria e anijeve italiane jashtë vendit!”