23:17 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / MSH

Përleshje me thikë në Hajvali, plagoset një person

Një person është plagosur si pasojë e një përleshjeje fizike në Hajvali.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa si pasojë e saj është plagosur me thikë një person.

Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor, teksa dy të dyshuar janë arrestuar.

“Sot rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.