09:02 / E Diele, 01 Gusht 2021 / C E

Përleshje mes dy grupesh të rinjsh në Ferizaj

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Ferizajt.

Dy grupe të rinjsh janë zënë në mes vete në orët e vona të mbrëmjes, shkruan Indeksonline.

Lexuesit tanë kanë dërguar pamje nga momentet e zënkës mes dy grupesh.

Përveç grushteve e shqelmave, në zënkë dëgjohen edhe sharje dhe ofendime në mes të të rinjve. /IndeksOnline/