11:15 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Përleshje ndërmjet punëtorëve të Bechtel-Enkas, një përfundon në spital dhe gjashtë të arrestuar

Mëngjesin e ditës së djeshme një përleshje ka ndodhur në mes të punëtorëve të Bechtel-Enak-s. Në këtë përleshje janë përfshirë disa punëtorë kurse ngjarja ka ndodhur në autostradën në afërsi të Kaçanikut.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline” edhe zëdhënësi i policisë së Ferziajt, Agim Gashi. Sipas tij gjashtë prej personave të përfshirë në përleshje janë arrestuar, një është dërguar për tretman mjekësor dhe një është liruar.

Sipas tij gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, kurse shkaqet që kanë quar deri te kjo mosmarrëveshje nuk janë bërë të ditura./Indeksonline/