19:55 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përleshje “vëllezërish” në ndeshjen Shqipëri – Kosovë

Shqipëria U21 dhe Kosova U21 po luajnë në ndeshjen kualifikuese për Europianin e të rinjve.

Në fund të pjesës së parë pati një moment përplasjesh në mes të futbollistëve, shkruan Indeksonline.

Një ndërhyrje e rëndë ndaj Lirim Kastratit i nxehu gjakrat dhe pati shtyrje mes lojtarëve.

Megjithatë, fatmirësisht gjithçka u mbyll shumë shpejt dhe me përqafim.

Rezultati pas pjesës së parë është 0-0. /IndeksOnline/