16:32 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përmbyset rezultati në këtë komunë të Kosovës, ja statistikat (Dokument)

Numërimi i votave me kusht ka përmbysur rezultatin e balotazhit në komunën e Istogut.

Me më shumë se 600 vota, kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj pritet të zyrtarizohet si kryetar i ardhshëm i kësaj komune, shkruan Indeksonline.

Në zgjedhjet e raundit të dytë, ishte Haki Rugova, kandidati i LDK-së ai që kishte arritur të mbledhë 9 mijë e 247 vota, duke lënë mbrapa Dreshajn me 8 mijë e 576 të tilla.

Ndërkohë, rezultati ka ndryshuar komplet sot, kur saktësisht 671 vota të numëruara nga ato me kusht, kanë shënuar emrin e Gani Dreshajt. Këtë të fundit, e kanë votuar edhe 1 mijë e 475 votues me të drejtë votimi me kusht.

Ndërsa, vetëm 133 e kanë votuar Haki Rugovën,shkruan Indeksonline.

Aktualisht Dreshaj ka 10 mijë e 51 vota, deri sa Rugova rrumbullakëson 9 mijë e 380 sosh. /Indeksonline/