Përmbysje dramatike! Bregu i Fildishtë i jep leksion Francës
Bregu i Fildishtë i ka dhënë leksion kombëtares së Francës në prag të fillimit të Kupës së Botës.
Afrikanët shënuan fitore dramatike, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse ndeshja u zhvillua në ”Stade de la Beaujoire” në Natntes, ku Franca ishte nikoqire, Bregu i Fildisht aritit të shënoj fitore.
Rayan Cherki i dha epërsinë ”gjelave”, në minutën e 45-të.
Por në pjesën e dytë, Franca humbi kontrollin e ndeshjes dhe Bregu i Fildishtë dominoi takimin, duke shënuar edhe dy gola.
Guela Doue barazoi shifrat në minutën e 53-të, derisa Amad Diallo shënoi golin e fitores në minutën e 54-të./IndeksOnline/

