08:33 / E Enjte, 27 Maj 2021 / AR

Përmbytet trageti për shkak të mbingarkesës, të paktën 150 viktima në Nigeri

Mbi 150 persona raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një trageti në Nigeri, i cili u ça në mes për shkak të mbingarkesës.

Sipas autoriteteve lokale deri tani janë shpëtuar 40 persona dhe u gjetën trupat e pajetë të 5 të tjerëve në lumin Niger dhe shpresat për të mbijetuar janë shuar.

Raportohet se në tragetin që kishte si destinacion shtetin Kebbi udhëtonin 200 pasagjerë, nga 80 që ai duhet të transportonte në zbatim të parametrave.