08:18 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Përmbytje dhe shtrëngata, këto qytete rrezikohen nga moti i keq

Dita e sotme ka nisur me reshje të dendura shiu në shumë prej qytetëve kryesorë të vendit.

Sipas institutit të Gjeoshkencës pritet që të shkaktohen probleme nga reshjet në disa zona të vendit.

Në Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, moti parashikohet i rrezikshëm dhe me fenomene të pazakonta hidro-meteorologjike.

Në mesditën e sotme, për shkak të intensitetit të reshjeve, ekziston mundësia për përmbytje lokale në qarqet Korçë dhe Vlorë.

Por shtërngata shiu do të ketë edhe në Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër.