10:26 / E Enjte, 16 Gusht 2018

Përmbytje në disa fshatra të Prizrenit, komuna nuk u përgjigjet kërkesave të qytetarëve

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka kritikuar komunën se nuk i ka dalë në ndihmë disa fshatrave të kësaj komune të cilat janë përmbytur për shkak të shiut të mbrëmshëm.

Përmes një komunikate, kjo degë e AAK-së ka thënë se në fshatrat e Anadrinisë gjendja është shqetësuese dhe përkundër se banorët kanë kërkuar ndihmë, institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur kërkesave të tyre.

“Është shqetësuese gjendja në fshatrat e Anadrinisë: Piranë, Zojzë, Medvec, Smaq, Velezhe. Uji ka vërshuar këto fshatra, ndërsa ndonëse banorët  kanë kërkuar e po kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse askush nuk i përgjigjet kërkesës së tyre. Personat përgjegjës të këtyre fshatrave kanë provuar tërë kohës të kontaktojnë me personat përgjegjës të Komunës por ata nuk ua kanë hapur telefonin. E kotë ka qenë përpjekja për ndihmë nga Komuna gjatë tërë natës. Uji ka hyrë edhe brenda shtëpive. Zyrrtarët Komunal sigurisht disa kanë ik në Prishtinë ku e kanë vendqëndrimin e disa janë “dehur” nëpër dasma dhe kanë mbyllur telefonat. Zyrtarët Komunal, me papërgjegjësinë e tyre po dëshmojnë se pos që janë të paaftë, janë edhe të painteresuar që të ju dalin në ndihmë qytetarëve. Dega e AAK-së në Prizren kërkon reagim urgjent të institucioneve përgjegjëse në këto fshatra. DEGA E AAK-së Prizren”, thuhet në reagimin e tyre./Indeksonline/