11:11 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Përmbytje në Lubjanë nga shiu që bie një herë në 250 vjet

Të mërkurën mbrëma janë shënuar reshje të mëdha të shiut në Slloveni, të tilla që mund të regjistrohen një herë në 250 vjet.

Mbi 500 objekte janë vërshuar nga uji vetëm në kryeqytet – Lubjanë. Shërbimet e qytetit kanë njoftuar se prej orës 20:00 e deri në mesnatë kanë pranuar mbi 2700 telefonata nga qytetarët për ndihmë, përcjell Index.hr të enjten.

Autostradat janë mbuluar nga uji, sikurse edhe parkingjet nëntokësore. Shumë prej veturave janë shkatërruar, e shoferët kanë mbetur në ngujuar në to.

Problemi u shkaktua se pati reshje të mëdha brenda një kohe të shkurtër. Në Lubjanë ra 88 litra për metër katror, gjë që sipas llogarive i bie se ndodh një herë në 250 vjet.

Siç ka thënë meteorologu Rok Nosan, në disa vende ra shi për një orë aq sa bie për 2 muaj.

Deri më tash nuk është raportuar për ndonjë të zhdukur apo të lënduar.

Image