07:24 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përmbytje në Mbretërinë e Bashkuar, 35 familje evakuohen

Mbretëria e Bashkuar është duke u përballur me vërshime të mëdha për shkak të motit të ligë.

Si pasojë e kësaj gjendje janë shkaktuar dëme të mëdha materiale ku së paku 35 shtëpi janë evakuar si pasojë e të reshurave të rrëbeshme të shiut.

Raportohet se reshjet e shiut mund të arrijnë në 100 mm deri të premten në mëngjes.

Udhëtarët janë përballur me kaosin e udhëtimit në veri të Anglisë pasi trenat janë anuluar dhe shoferët janë bllokuar nga udhëtimi për shkak të rrugëve të përmbytura.