Përmbytjet në Indi, shpëtohen 22.000 persona
Rreth 22.000 persona të bllokuar si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat monsun, që goditën shtetin federal indian Keral, janë shpëtuar.
Njerëzve të prekur u janë siguruar ndihma në formë ushqimi dhe nevoja të tjera.
Kryeministri i Kerala-s, Pinarayi Vijayan, tha se rreth 5.645 qendra pritëse kanë strehuar 725.000 njerëz.
“Hindustan Times” lajmëroi se nga 8 gushti në Kerala si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme kanë humbur jetën rreth 240 persona dhe 370 që nga qershori, kur filloi sezoni i reshjeve monsune.
Në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të monsunit këtë vit vdiqën më shumë se 1.000 njerëz.