13:29 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Përmbytjet, një grua gjendet pa ndjenja në shtëpinë e saj

Një grua e moshuar është gjetur pa ndjenja në banesën e saj në fshatin Fitore në Vlorë.

Kanë qenë efektivët e Delta Forcë që gjatë kontrolleve e kanë gjetur 75-vjeçaren Bezgo Haxhirajn pa ndjenja në shtëpinë e saj të përmbytur.

Menjëherë ajo është dërguar për në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë./syri.net