10:00 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Nëpëmjet këtyre fotografive, e vëreni se sa shumë ka ndryshuar Atifete Jahjaga ndër vite

Para nëntë vjetësh, Atifete Jahjaga, ishte zgjedhur presidente e Kosovës. Nga një zëvendësdrejtore në Policinë e Kosovës, ajo ia kishte dalë që të bëhej e numri një i vendit.

Por, nëse shikohen fotot prej kohës, kur ajo ishte në pozitën e presidentes, shihet se Jahjaga ka ndryshuar shumë në pamje.

Krahasuar me atë kohë, Jahjaga është dobësuar.

Ndërkohë, edhe tashti në secilën paraqitje që bën ajo merr vëmendjen e të gjithëve, me pamjen e saj.

Në paraqitjet e saj, bien shumë në sy veshjet me ngjyra.

Ndryshe, Jahjaga ishte renditur ndër 500 personalitete më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli, në Jordani.

Në edicionin e vitit 2020, Jahjaga renditet ndër personalitetet më me ndikim nga fusha e politikës. 

“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare, duke përfshirë gradën e gjeneralmajore në Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën.