Përmirësohen shërbimet e gjendjes civile në komuna të Kosovës

Shërbimet e gjendjes civile në komuna të Kosovës janë përmirësuar sot.
Kështu ka deklaruar për Klan Kosovën, kryesuesja e Kolegjit të Drejtorëve Komunalë të Administratës, Nita Panduri-Mullarama.
Gjatës ditës së djeshme, Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar lidhur me problemet në rrjetin që ofron shërbime të gjendjes civile, e i cili sistem menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Regjistrit Civil.
AKS-ja ka shprehur shqetësimin se qytetarët, sidomos ata nga diaspora nuk po munden t’i marrin dokumentet e nevojshme personale.