19:45 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përparim Hasanaj demanton presidentin e “Niklit”, tregon çfarë thotë rregullorja nëse përleshen shokët e skuadrës

Ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Feronikelit ka ngjallur shumë kritika në drejtim të referimit.

Presidenti i Feronikelit ka akuzuar 90% të gjyqtarëve se po i trukojnë ndeshjet dhe sipas tij një ndeshje po shitet nga 3000-5000 euro.

Por kryetari i gjyqtarëve, Përparim Hasanaj në një prononcim për Indeksonline ka thënë se akuzat e tilla duhet të bëhen vetëm me fakte.

Ai që ka fakte duhet t’i deponoj në prokurori, ai që ka marrë ryshfet dhe ai që ka dhanë kështu që nëse janë faktet dhe nëse del ndonjë refer që është i korruptuar nuk ka vend në federatë dhe nuk ka shanse të referoj në ligën e Kosovës“, ka thënë Hasanaj.

Gjithashtu është përfolur edhe përleshja e dy futbollistëve të Feronikelit, Da Silvës dhe Rexhës, ku gjyqtari i ndëshkoi të dy me të verdhë.

Sipas Hasanajt, kjo është me rregullore dhe gjyqtari ka vepruar drejtë me këtë vendim.

Është rregullore, sikurse të bëj fjalë me lojtarin kundërshtar edhe kur përleshet me shokun e skuadrës nuk lejohet pasi që ia prish imazhin e klubit dhe të lojës, kështu që nëse kacafyten dy bashkëlojtar duhet të ndëshkohen“, ka thënë ndër të tjerash kryetari i gjyqtarëve.

Nuk është hera e parë që zyrtaret e klubeve hedhin kritika ndaj referëve. /IndeksOnline/