13:17 / E Martë, 19 Prill 2022 / B O

Përparim Rama merr vendim që të rikthejë tregjet e Prishtinës nën menaxhim të Komunës, janë pronë e AKP-së!

Komuna e Prishtinës do të rikthejë nën menaxhim të saj tregjet e Prishtinës. Kjo nismë është marrë ngë kryetari i komunës, Përparim Rama.

Ky ishte një nga premtimet e mëdha të ish-kryetarit, Shpend Ahmeti, por që asnjëherë nuk u arrit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në mbledhjen e radhës të asamblesë komunale do të nis plani për rikthimin e tregjeve të Prishtinës në ndërmarrje publike, për tu menaxhuar nga komuna.

Tregjet në Prishtinë aktualisht funksionojnë si Ndërmarrje Shoqërore nën menaxhim të AKP-së.

Propozimvendimi për dhënien e autorizimit të kryetarit të komunës për inicimin e procedurave për kthimin e ndërmarrjes “Tregjet” nga AKP në ndërmarrje publike lokale, është një nga temat e rendit të ditës në seancës që pritet të mbahet javën e ardhshme në kuvendin komunal.

Në këtë formë, kryetari Rama po synon që të rikthejë investimet në tregje, dhe të kthejë dinjitetin e punës për tregtarët në kryeqytet./Indeksonline/