09:01 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / AR

Përparim Rama: Të reflektojmë për të gjitha sukseset e Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka uruar qytetarët e Kosovës në 14 vjetorin e shtetësisë.

Ai thotë se kjo ditë le të jetë edhe një ditë kur reflektojmë për të gjitha sukseset e Kosovës, raporton Indeksonline.

“Dita e Pavarësisë le të jetë ditë kur festojmë, por edhe reflektojmë për të gjitha sukseset e Kosovës në sektorë e arena të ndryshme në këta 14 vjet mëvetësie. Kjo na ndihmon që ta orientojmë zhvillimin dhe ta forcojmë edhe më tej shtetësinë.Gëzuar të gjithëve, kudo që të jeni, këtë ditë të bekuar”, ka shkruar Rama në Facebook.