75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 01 Korrik 2025 / S Z

Përpjekja e 40-të, dështon sërish

Për të 40-n herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar dhe se deputetët vazhdojnë të mblidhen çdo 48 orë, por pa asnjë rezultat.

Asnjëra nga partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. VV-ja nuk heq dorë nga votimi i fshehtë dhe as nga kandidatja e tyre për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiu. Ndërkaq partitë opozitare mbetën të palëkundura në kundërshtimin e votimit të fshehtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të enjten./Indeksonline/