09:51 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Përpjekjet për funksionalizim të sallave të operacionit po vazhdojnë

Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe ranimimit.

Si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit, hiq një sallë për raste urgjente.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë është duke ndërmarr të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë./Indeksonline/