14:06 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbët “dëmtojnë” Monumentin e Falënderimeve të Francës, në shenjë proteste për Vuçiqin

Pjesa e poshtme e Monumentit të Falënderimeve të Francës në Beograd është mbështjellë me një najlon, sepse supozohet që mbishkrimi i statujës është fshirë me një llak të zi.

Monumenti është dëmtuar dhe është mbështjell me najlon pasi ceremonisë që u mbajt në Parisë të dielën, ku u shënua 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Madhe. Kjo ishte shenj proteste e serbëve pasi presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq nuk iu ishte kushtuar shumë vëmendje, pasi prokotolli e vendosi atë në një vend larg liderëve më të fuqishëm të botës.

Ky inat i tyre bëhet edhe më i madh, pasi Franca kishte nderuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi duke e ulur menjëherë pas presidentit amerikan, Donald Trump./Indeksonline/