08:56 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

Përplasen dy vetura në Kçiq të Mitrovicës, tre të lënduar

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës.

Në atë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: