16:11 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Përplasen dy vetura në Veternik, krijohen kolona të gjata

Dy vetura janë përplasur me njëra tjerën në Veternik para pak minutash.

Në një video që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Kurse, si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor janë krijuar radhë të gjata të automjeteve duke krijuar kolonë./IndeksOnline/