13:22 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / LB

Përplasen Haradinaj dhe Kusari-Lila në Kuvend: Ramush, s’ia futa unë, por ia fute ti (Video)

Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo lidhur me çështjen e gazit dhe krizës energjetike nga e cila rrezikohet edhe Kosova.

Kusari-Lila ka thënë që Haradinaj i’a ka futur me debatin për krizën energjetike sot.

“Ramush aspak unë s’ia futa por ia ke fut ti për debat sot sepse në këtë kërkesë ti ke shkruar që Kosova rrezikon krizë energjetike, për këtë duhet me u diversifiku për gaz.  E sot kriza energjetike është e shkaktuar si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimit të gazit në botë. E kjo nuk është vetëm për gazin rus”, ka thënë ajo.

Pas kësaj Haradinaj ka kërkuar replikë, duke pyetur se “A  e kom përdorë unë fjalën ia ka futë a? Pernime po ju pys. Spo më kujtohet bre? Deformim të fakteve po, po kqyrne naj kun se a e kam përdor fjalën me të futme”, tha Haradinaj.

Kryparlamentari Konjufca i ka tërhequr vërejtjen, duke i thënë se “ka sinonime më të sjellshme”.