10:31 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Përplasen tri automjete, lëndohen dy persona në Prishtinë

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tregoi që në aksdident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.