20:30 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përplaset nga fugoni, burri në luftë me vdekjen

Një shqiptar është plagosur rëndë në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në Italinë fqinje.

Sipas raportimeve të medieve lokale shqiptari, P.C., 62 vjeç, teksa punonte për rikonstruksionin e një ndërtese në rrugën “Calabria” në komunën Alba Adriatica, është përplasur nga një fugon që lëvizte ‘indietro’.

Punëtorët e tjerë e kanë transportuar spital. Siç raportojnë mediat lokale, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.