75 Mall Live Search
09:54 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / mp

Përplaset për vdekje një këmbësor në Ferizaj, arrestohet shoferi i veturës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj. Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një veturë në lëvizje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Fsh. Prelez i Muhaxherëve, Ferizaj 02.12.2024 – 16:59. Një mashkull kosovar (këmbësor), ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi është qëlluar nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të Policisë së Kosovës.